U fokusu rada Instituta za evropske poslove je praćenje pregovora Srbije sa EU i jačanje kapaciteta svih uključenih u procesu. Imajući u vidu složenost i dugotrajnost ovog procesa, Institut okuplja veliki broj stručnih saradnika sa kojima organizuje treninge, debate i druga usavršavanja zato što želimo da svojim radom doprnesemo boljem razumevanju evroatlantskih integracija. Institut radi na organizovanju treninga i pružanju multiperspektivnih informacija kako bismo omogućili aktivno učešće stručne javnosti i građana u procese donošenja odluka. Institut aktivno zagovara i zalaže se za temeljne reforme u okviru pegovaračkog procesa i u saradnji sa partnerima jačamo kapacitete Srbije da se suoči sa izazovima u globalnom svetu kroz zajedničko delovanje, koje za krajnji cilj ima aktivno članstvo Srbije u evroatlantskim okvirima za dobrobit svih građana.

Beogradi mirëpriti ambasadorët e rinj

„Youth Reconciliation Ambassadors“ (Ambasadorët e Rinj të Pajtimit) quhet seminari i organizuar nga organizata serbe „Youth Education Committee“ (Komiteti i Edukimit të të Rinjve) dhe i sponzoruar nga Ambasada Britanike në Beograd.

Në konferencën e mbajtur në Beograd, morën pjesë 20 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Serbia. Nga Kosova morën pjesë 5 të rinj, 2 prej të cilëve nga Gjilani.

Konferenca pati një agjendë të ngjeshur 4 ditëshe. Në kuadër të programit pati takime zyrtare me Ministrin e Integrimit Europian të Serbisë Branko Ružić, zv. Kryeparlamentarin Žarko Korać, Delegatin e Bashkimit Europian në Serbi Michael Devenport, Ambasadorin e Kroacisë në Beograd Gordan Markotić, e shumë takime tjera.

Mejdi Sadiku, Ambasador nga Gjilani tha se ishte një vizitë shumë e mirë, prej së cilës mësuan shumë në pajtim regjional. „Patëm vizita të ndryshme zyrtare e ligjërata të rëndësishme në lidhje me krime lufte, gjenocid, pajtim regjional, të drejtat e njeriut, integrime europiane etj“, tha Sadiku.

„Mbi të gjitha krijuam lidhje të ndryshme me të rinj nga Ballkani me të cilët ky nuk do te jetë bashkëpunimi i fundit, por do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Kemi një plan të gjerë si do të bashkëpunojmë për pajtim regjional, por le të mbetet kjo një surprizë për të gjithë deri sa të realizohet ideja“, shtoi Sadiku.

Ndërkaq, Liza Gashi, Ambasadore tjetër nga Gjilani tha: „Vizita studimore në Beograd ishte një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer ide dhe eksperienca të ndryshme me të rinjtë tjerë nga regjioni“.

„Poashtu gjatë kësaj vizite ne patëm mundësi të analizojmë të kaluarën nga këndvështrimet e ndryshme dhe të diskutojmë të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Europian dhe çka ne të rinjtë mund të ndihmojmë në këtë proces“, përfundoi Gashi. /2lonline/

Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *

Show Buttons
Hide Buttons