Përgatiti: Remzi Potoku,
pjesëmarrës i seminarit dhe student i masterit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës
Në seminarin e organizuar nga Organizata Joqeveritare“Youth Education Committee”dhe financuar e monitoruar nga Ambasada Britanike, në Beograd, morën pjesë mbi 20 studentë nga Kosova, Bosnja dhe Serbia.
Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte promovimi i respektit,bashkëpunimit, edukimit dhe miqësisë, tek të rinjtë e Gadishullit Ballkanik.
Gjatë vizitës së realizuar në Beograd, nga data 3 deri më 8 shtator 2012, studentët që vinin nga shtetet e lartcekura patën rastin të këmbenin përvojat dhe mendimet e tyre për temat e ndryshme që i preokupojnë popujt e Ballkanit.Vizita kishte karakter njohës e edukativ dhe, si e tillë ajo u zhvillua në frymën e komunikimit të mirëfilltë ndërmjet pjesëmarrësve të seminarit, pajtimit ndëretnik dhe integrimeve evropiane, në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Beograd, ne vizituam organizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione të ndryshme, duke përfshirë këtu Kuvendine Serbisë, me çrast u pritëm ngadeputeti ZharkoKorac, pastaj vizituam Prokurorinë Speciale për Krimet e Luftës në Jugosllavi, Fondin për të Drejtën Humanitare dheAvokatin e Popullit.Një vizitë shumë të rëndësishme dhe miqësore kishim në Ambasadën Britanike, në Beograd, ku u pritëm nga Ambasadori z. Michael Davenport dhe Sekretari i parë, Këshilltari për Politikat dhe Konfliktet Rajonale z. Dominic-Haydn Braithwaite. Nga ky seminar, ne përfituam shumë, sepse dëgjuam ligjërata nga profesorë të fushave të ndryshme.
Pothuajse, të gjithë ligjëruesit ishin korrekt apo neutral ndaj statusit të Kosovës me përjashtim të disave.
Vlen të theksohet se, gati të gjithë panelistët e pohuan faktin që Kosova dhe Serbia janë në procesin e normalizimit të raporteve ndërshtetërore, ndonëse Serbia nuk e njeh ende formalisht Republikën e Kosovës.
Në këtë vizitë, Republika e Kosovës u përfaqësua dinjitetshëm nga gjashtë ambasadorë të rinjë. Ata ishin aktivë në të gjitha aktivitetet dhe ligjëratat që mbaheshin.
Në fund të seminarit, të gjithë pjesëmarrësit u çertifikuan dhe morën titullin “Youth Reconcilation Ambassadors” ose në shqip “Ambasadorët e Rinjë të Pajtimit në Rajon”.

