Katër të rinj kosovarë morën diplomat Ambasador i pajtimit
“Të rinjtë ambasadorë të Pajtimit” ishte emërtimi i programit të organizuar nga Këshilli i të Rinjve për Edukim, përkrahur nga Ambasada Britanike në Beograd, që mblodhi pjesëmarrës të rinj, studentë aktivistë nga të gjitha vendet e rajonit.
Gjatë një jave vijuesit e këtij program patën rastin të dëgjojnë ligjërata dhe të debatojnë mbi historinë dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e njeriut dhe konfliktet, bashkëpunimin rajonal, si dhe të vizitojnë Gjykatën për Krime Lufte dhe Parlamentin Serb në Beograd.
Përveç ligjëruesve të ndryshëm dhe ambasadorëve, para pjesëmarrësve mbajti një ligjëratë edhe Zyrtari Ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.
Pjesëmarrësve të këtij programi iu dorëzuan certifikata dhe çmimi Ambasador nga Dominic-Haydn Braithwaite, këshilltar rajonal për Konfliktet në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Ambasadës Britanike.
Kosova u përfaqësua nga Fatlum Gashi,Shpresa Frrokaj, Riana Veseli, Millosh Vukadinoviq dhe Dhurata Prokshi.

