Institute for European Affairs is focusing on negotiations between Serbia and the EU as well as on strengthening the capacity of all sides involved in the process. Given the complexity and long duration of the process, the Institute brings together a large number of professionals and external experts with whom organises trainings, debates and other forms of capacity development. We want to contribute to enhanced understanding of Serbia-EU relations. The Institute provides multi-perspective trainings in order to enable active participation of professionals and citizens in the decision-making processes. The Institute actively advocates for fundamental reforms within the EU integration process and in cooperation with partners working on strengthening Serbia's capacity to face the challenges of the global world through collective action. The overall objective is active membership of Serbia in Euro-Atlantic framework for the benefit of all citizens.

Ambasadorët e rinj për pajtim

Në organizim të Këshillit të të Rinjve për Arsim dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, në Beograd, nga data 23 deri më 28 dhjetor, 2012, u mbajt seminari për gjeneratën e dytë të ambasadorëve të rinj për pajtim. Ne seminar kanë marrë pjesë të rinj nga Republika e Kosovës, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Seminari është pjesë e projektit të organizatës joqeveritare Këshilli i të Rinjve për Arsim të cilin e financon Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd. I tërë programi i kushtohet promovimit të tolerancës, pajtimin, zgjidhjës paqësore të problemeve.

Në gjashtë ditë të ligjeratave të ngjeshura, pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia biseduan për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, “drejtësinë tranzicionale”, integrimet evropiane dhe zgjidhjen jo të dhunshme të problemeve. Përveç kësaj, studentët kanë vizituar disa institucione të rëndësishme, raporton RTK.

Astrit Zatriqi, nga Prishtina, njëri nga pjesëmarrësit e seminarit, thotë se programi përkatës ishte një sfidë dhe kënaqësi:

“Seminari në Beograd ishte një nismë e qëlluar ku të rinjtë nga Republika e Kosovës, Bosnja Hercegovina dhe Serbia patën rastin që të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja interesante. Përfitimi kryesor për të gjithë pjesëmarrësit ishte mundësia e dhënë për debat të hapur konstruktiv, e sidomos duke pasur parasysh mungesën e informacioneve për krimet e luftës në Kosovë dhe zhvillimet e mëpasshme pozitive në vend”, tha Zatriqi.

Në fund të seminarit të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë diploma për pjesëmarrje dhe kështu u bënë ambasadorë të cilët do të përpiqen t’i përçojnë të gjithë informacionet të rinjve të shteteve nga të cilat vijnë, dhe të punojnë intenzivisht në pajtim brenda vendit dhe me shtetet në rajon.

Indeksonline.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Show Buttons
Hide Buttons