Institute for European Affairs is focusing on negotiations between Serbia and the EU as well as on strengthening the capacity of all sides involved in the process. Given the complexity and long duration of the process, the Institute brings together a large number of professionals and external experts with whom organises trainings, debates and other forms of capacity development. We want to contribute to enhanced understanding of Serbia-EU relations. The Institute provides multi-perspective trainings in order to enable active participation of professionals and citizens in the decision-making processes. The Institute actively advocates for fundamental reforms within the EU integration process and in cooperation with partners working on strengthening Serbia's capacity to face the challenges of the global world through collective action. The overall objective is active membership of Serbia in Euro-Atlantic framework for the benefit of all citizens.

Kastriot Jakupi

 

Kastriot Jakupi

Mbrojtësit të drejtave të pakicave në Serbi (Foto)

Nga Redaksia17.09.2015 21:14

Artikujt më të lexuar

Artikujt e ngjashëm

Pyetja “Se a jemi të gjithë të barabartë?”, ishte tema kryesore në seminarin e organizuar në Novi Sad, që u mbajt prej 08 deri më 13 shtator, në kuadër të programit -Mbrojtësit/set e të drejtave të pakicave në Serbi, ku pjesëmarrës ishin jurist të rinj nga shumë qytete të Serbisë, prezent ishin edhe 4 juristë nga Lugina e Preshevës (dy nga Bujanoci dhe dy nga Presheva).

Qëllimi i këtij seminari ishte informimi i juristëve tw rinj, para së gjithash, të dëgjonin për të drejtat e njeriut e posaçërisht të drejtat e pakicave, të cilat më vonë do t`i përdorin në jetën e tyre të përditshme, dhe pastaj me vetë iniciativë të edukojnë rrethin e vet, studentët, gjimnazistët etj.

Pjesëmarrës në këtë seminar kanë qenë absolvent të fakultetit juridik, jurist të rinj, si dhe risi nga hera e kaluar se pjesmarrës ishte edhe nje fizioterapeute, e cila dëshmon më së miri se të rinjët kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Pjesëmarrësit kaluan nëpërmjet disa ligjëratave intensive dhe punëtori të ndryshme, të cilat u ligjëruan nga ana e përfaqësuesve te LGBT popullsisë, OSBE-së, nacionalitetit Romë, si dhe nga ana e shumë profesorëve eminent të Universitetit të Novi Sadit, me të cilët diskutuan dhe i shqyrtonin pyetjet dhe problemet e ndryshme të pakicave dhe u njoftuan më për së afërmi me të drejtat e njeriut, shkeljen dhe mbrojtjen e tyre.

Gjithashtu, nuk u lan anash edhe temat që kanë të bëjnë me të drejtat e femrave, mungesave e beneficioneve, e drejta për shkollim, mungesa e librave, mbrojtja e pjesëtarëve të nacionalitetit rom, problemet e pjesëtarëve të shoqërisë LGBT, si dhe mënyrat se si do të mund të gjendet ndonjë zgjedhje eventuale e tyre.

Diskutimi i përbashkët, ligjërata të hapura dhe me shumë mundësi bashkëbisedimi i ofruan një lehtësim pjesëmarrësve të kyçen dhe të japin ide se si mund të zgjidhen problemet e lartpërmendura, që çdo ditë hasin pjesëtarët e pakicave.

Përveç ligjëratave të përditshme dhe punëtorive, në orët e vona të mbrëmjes është mbajtur edhe Forum teatri, teatri i të shtypurve, në të cilën pjesëmarrësit me anë të shembujve të ndryshëm si dhe simulim e situatave reale të jetës, u njoftuan me problemet me të cilat ndeshen pakicat, dhe shqyrtonin pozitën e tyre, dhe se qëllim i kryesor i këtij forumi është që njerëzit atë çka nuk munden ta bëjnë drejtpërdrejtë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, atë t`a bëjnë nëpërmjet teatrit, nëpërmjet dramës.

Në kuadër të programit pjesëmarrësit kishin mundësinë të vizitojnë Gjyqin e Novi Sadit, ku patën rastin të dëgjojnë më për së afërmi nga ana e Gjyqtareve, për kontestet penale,familjare etj. Poashtu patën vizitë edhe tek Ombudsmani K.A. të Vojvodinës, ku u njoftuan detajisht për të gjitha ankesat që bëhen nga ana e qytetarëve për pakënaqësitë, të cilat bëhen ndaj tyre, si dhe përvojën e Ombudsmanit me institucionet të cilave pastaj iu ka drejtuar për ankesat e qytetarëve.

Vlen të theksohet se pyetja e barazisë nuk do të mbetet vetëm me kaq, pasi që pjesëmarrësit e këtij programi, kanë për detyrë që të hapin së shpejti diskutim nëpërmjet programit të praktikës politike dhe edukimit të bashkëmoshatarëve.

Seminari është organizuar nga ana e Këshillit për edukimin e të rinjve nga Beogradi në bashkëpunim me “Civil rights defenders” 

Autor: Kastriot Jakupi 

(Magjistër i shkencave Juridike, pjesëmarrës në këtë Seminar)

Show Buttons
Hide Buttons