U fokusu rada Instituta za evropske poslove je praćenje pregovora Srbije sa EU i jačanje kapaciteta svih uključenih u procesu. Imajući u vidu složenost i dugotrajnost ovog procesa, Institut okuplja veliki broj stručnih saradnika sa kojima organizuje treninge, debate i druga usavršavanja zato što želimo da svojim radom doprnesemo boljem razumevanju evroatlantskih integracija. Institut radi na organizovanju treninga i pružanju multiperspektivnih informacija kako bismo omogućili aktivno učešće stručne javnosti i građana u procese donošenja odluka. Institut aktivno zagovara i zalaže se za temeljne reforme u okviru pegovaračkog procesa i u saradnji sa partnerima jačamo kapacitete Srbije da se suoči sa izazovima u globalnom svetu kroz zajedničko delovanje, koje za krajnji cilj ima aktivno članstvo Srbije u evroatlantskim okvirima za dobrobit svih građana.

Të rinjtë e Ballkanit mblidhen në Beograd

25 të rinj nga katër shtete të Ballkanit u mblodhën në Beograd nën moton “Eja në Beograd dhe njihu me rajonin”. Pjesëmarrësit nga Kosova, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia u takuan në seminarin “Youth Reconciliation Ambassadors” (shqip: Ambasadorët e Rinj të Pajtimit) nën përkujdesjen e organizatës Youth Education Committee (shqip: Komiteti për Edukimin e të Rinjve) dhe me mbështetje financiare të Ambasadës Britanike në Beograd.

Agjenda e ngjeshur katër ditore ka përfshirë aktivitete nga më të ndryshmet – takime me diplomatë nga ambasadat Gjermane, Angleze e Boshnjake, diskutime rreth të kaluarës dhe të ardhmes me përfaqësues të zyrës së OSBE-së në Beograd, qeverisë serbe dhe me profesorë të shquar nga sfera të ndryshme. Ndër temat që u shtruan ishin ato rreth pasojave të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, persekutimit të krimeve të luftës dhe integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Ka qenë një përvojë jashtëzakonisht interesante të diskutosh rreth të kaluarës së hidhur në rajon me njerëz mendjehapur që e shohin situatën shumë më ndryshe prej asaj që shfaqet në media”, tha Ardi Jusufi nga Prishtina, njëri prej gjashtë përfaqësuesve të Kosovës në këtë ngjarje. “Kemi prekur tema mjaft të ndjeshme, përfshirë këtu edhe pavarësinë e Kosovës, luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve të ’90-ta dhe marrëdhëniet e tanishme mes shteteve. Kemi pasur takime të shumta me diplomatë, madje edhe me politikanë nga Parlamenti i Serbisë, të cilët vazhdimisht tregoheshin neutralë karshi situatës politike në Kosovë dhe asnjëherë nuk kanë insistuar në ideologjinë që jemi mësuar të ndjekim përditë në media”.

“Një tjetër moment shumë domethënës për mua ka qenë takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Beograd, z. Valdet Sadikun, për të cilin takimi me ne ishte paraqitja e parë e tij publike. Ai na njoftoi rreth arritjeve të shënuara në dialogun mes dy shteteve dhe konfirmoi që zyrat ndërlidhëse në Beograd e Prishtinë janë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe se që të dyja palët po punojnë shumë në këtë aspekt. Ajo çka më ka lënë më së tepërmi përshtypje ishte mikpritja e këtij diplomati nga ana e pjesëmarrësve nga Serbia, të cilët vazhdimisht ishin kuriozë të dëgjonin rreth qëndrimeve të tij dhe ishin mëse të hapur për bisedë rreth çështjes së Kosovës”, tha Ardi rreth takimit me Valdet Sadikun.

Seminari në vete ka ngërthyer edhe dimensionin kulturor, përmes aktiviteteve të tilla si darka ndërkulturore. Në këtë pjesë të programit, pjesëmarrësit e katër shteteve përfaqësuan vlerat e tyre përmes ushqimeve tradicionale, veshjeve dhe simboleve kombëtare. “Ky aktivitet ka qenë njëra prej pjesëve të preferuara të programit, për shkak se kemi arritur të gjejmë shumë ngjashmëri dhe dallime në kulturat tona. Flija, mantitë si edhe plisi, çiftelia e veshjet kombëtare shqiptare kanë mahnitur të gjithë dhe njëkohësisht, jam ndarë po aq i kënaqur me tri kulturat tjera të përfaqësuara”, tha Ardi.

“Nismat si kjo janë shumë të pakta, megjithatë konsideroj se janë shumë të rëndësishme. Jam i bindur plotësisht se e kemi përfaqësuar Kosovën shumë denjësisht”, tha Ardi për programin. “Dhe mbi të gjitha, kemi krijuar miqësi me njerëz shumë të veçantë dhe këtë e shoh si përparësinë më të madhe të këtij seminari. Padyshim se do të qëndrojmë në kontakt dhe së bashku do të përpiqemi të ndryshojmë rrjedhën e disa gjërave në vendet tona, meqenëse kjo tash na takon neve si ambasadorë të rinj”./infoGLOBI/

http://infoglobi.com/te-rinjte-e-ballkanit-mblidhen-ne-beograd/

Оставите одговор

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Неопходна поља су означена *

Show Buttons
Hide Buttons