Një grup I të rinjëve nga Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina morën pjesë në seminarin e organizuar nga OJQ “Youth Education Committee” I cili u mbajt në Beograd, prej datës 3-8 Shtator 2012. Projekti I quajtur “Ambasadorët e Rinj të Pajtimit” I mbeshtetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, kishte për qëllim takimin e të rinjve dhe diskutimin e përvojave të shoqërive nga këto shtete në procesin e tranzicionit dhe pajtimin e regjionit duke I shfrytëzuar integrimet evropiane si një mekanizëm ndihmës.
Gjatë seminarit përveq diskutimeve nga të rinjtë të cilët ishin njëzëri për pajtimin sa më parë të regjionit si mundësi e ecjes drejt integrimeve evropiane, u mbajtën edhe ligjerata nga profesor universitar dhe drejtues institucionesh.
Njëzet studenta nga Serbia, Kosova dhe BeH patën mundësin që të vizitojnë shum ë institucione shtetërore dhe organizata jo qeveritare në Serbi. Fondi për të Drejtën Humanitare, Agjencia Anti-Korrupcion, Prokuroria për Krime të Luftës, Ombudspersoni dhe vizita në Parlamentin e Serbisë ishin disa nga institucionet e vizituara te “Ambasadorëve të Rinj të Pajtimit”. Po ashtu patëm rastin dhe kenaqësine të ishim për vizitë në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Beograd ku u pritëm nga Ambasadori, Michael Davenport, I cili na njoftoj për proceset integruese të Serbisë dhe regjionit në përgjithësi.
T ë rinjtë e këtyre vendeve pjesëmarrëse në seminar treguan interes të veqant dhe dëshir për pajtim dhe bashkëpunim sepse pa këto dyja nuk ka të ardhme të regjionit. Ky projekt do të ndihmoj në procesin e pajtimit të regjionit si dhe integrimet drejt Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit e këtij projekti fituan titullin dhe u certifikuan si “Ambasadorët e Rinj të Pajtimit” të cilët njohuritë dhe përvojen e fituar do ta përcjellin në shoqëritë dhe vendet e tyre prej nga vijnë.

