U fokusu rada Instituta za evropske poslove je praćenje pregovora Srbije sa EU i jačanje kapaciteta svih uključenih u procesu. Imajući u vidu složenost i dugotrajnost ovog procesa, Institut okuplja veliki broj stručnih saradnika sa kojima organizuje treninge, debate i druga usavršavanja zato što želimo da svojim radom doprnesemo boljem razumevanju evroatlantskih integracija. Institut radi na organizovanju treninga i pružanju multiperspektivnih informacija kako bismo omogućili aktivno učešće stručne javnosti i građana u procese donošenja odluka. Institut aktivno zagovara i zalaže se za temeljne reforme u okviru pegovaračkog procesa i u saradnji sa partnerima jačamo kapacitete Srbije da se suoči sa izazovima u globalnom svetu kroz zajedničko delovanje, koje za krajnji cilj ima aktivno članstvo Srbije u evroatlantskim okvirima za dobrobit svih građana.

Ambasadorët e rinj për pajtim

lkaklfasdčjdlskasda

 

Në organizim të Këshillit të të Rinjve për Arsim dhe ambasadës së Britanisë së Madhe, në Beograd, nga data 23 deri më 28 dhjetor, 2012, u mbajt seminari për gjeneratën e dytë të ambasadorëve të rinj për pajtim. Ne seminar kanë marrë pjesë të rinj nga Republika e Kosovës, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.

Seminari është pjesë e projektit të organizatës joqeveritare Këshilli i të Rinjve për Arsim të cilin e financon ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd. I tërë programi i kushtohet promovimit të tolerancës, pajtimin, zgjidhjes paqësore të problemeve.

Në gjashtë ditë të ligjëratave të ngjeshura, pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia biseduan për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, “drejtësinë tranzicionale”, integrimet evropiane dhe zgjidhjen jo të dhunshme të problemeve. Përveç kësaj, studentët kanë vizituar disa institucione të rëndësishme.

Astrit Zatriqi, nga Prishtina, njëri nga pjesëmarrësit e seminarit, thotë se programi përkatës ishte një sfidë dhe një nismë e qëlluar. “Seminari në Beograd ishte një nismë e qëlluar ku të rinjtë nga Republika e Kosovës, Bosnja Hercegovina dhe Serbia patën rastin që të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja interesante. Përfitimi kryesor për të gjithë pjesëmarrësit ishte mundësia e dhënë për debat të hapur konstruktiv, e sidomos duke pasur parasysh mungesën e informacioneve për krimet e bëra në Kosovë dhe zhvillimet e mëpasshme pozitive në vend”.

Në fund të seminarit të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë diploma për pjesëmarrje dhe kështu u bënë ambasadorë të cilët do të përpiqen t’i përçojnë të gjithë informacionet të rinjve të shteteve nga të cilat vijnë, dhe të punojnë intensivisht në pajtim brenda vendit dhe me shtetet në rajon.

Izvor: www.telegrafi.com/ekonomi/ambasadoret-e-rinj-per-pajtim-46-13432.html

Оставите одговор

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Неопходна поља су означена *

Show Buttons
Hide Buttons