Programi „Amb asadorët e Rinjë të Pajtimit“ do të mb ahet në Beograd nga 23 deri 28 dhjetor 2012
Shkruan: Suhel Ahmeti:
Në program mund të marrin pjesë të gjithë të Rinjet e interesuar nga (Kosova) prej moshës 18 vjecare. Aplikimet janë ende duke u zhvilluar, dhe forma e aplikimit mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.iea.rs (Komiteti për Arsim i të Rinjëve). Kjo ngjarje tashmë është mbajtur në Beograd në fillim të shtatorit. Tani mundë të aplikoni për brezin e dytë të Ambasadoreve Të Rinjë. Në këtë vizitë, Republika e Kosovës u përfaqësua dinjitetshëm nga gjashtë ambasadorë të rinjë. Ataishin aktivë në të gjitha aktivitetet dhe ligjëratat që mbaheshin. Pothuajse, të gjithë ligjëruesit ishin korrekt apo neutral ndaj statusit të Kosovës me përjashtim të disave. Vlen të theksohet se gati të gjithë panelistët e pohuan faktin që Kosova dhe Serbia janë në procesin e normalizimit të raporteve ndërshtetërore, ndonëse Serbia nuk e njeh ende formalisht Republikën e Kosovës.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të jepet një bursë për të mbuluar shpenzimet e programit, ushqimin, akomodimin dhe udhetimet e transportit publik. Shpenzimet e udhëtimit për dhe nga Beogradi do të rimbursohen në përputhje me politikën e brendshme të YEC-së. Gjatë qëndrimit në Beograd, kishte vizita në organizata të ndryshme joqeveritare dhe institucione të ndryshme, duke përfshirë këtu Kuvendine Serbisë, pastaj vizita në Prokurorinë Speciale për Krimet e Luftës në Jugosllavi, Fondin për të Drejtën Humanitare, Avokatin e Popullit dhe Ambasadën Britanike.
Programi synon të ofrojë të rinjtë e rajonit (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia) me një mundësi për të diskutuar dhe krahasuar pervojat e shoqërive të tyre me proceset e pajtimit dhe tranzicionin në rajon duke përdorur integrimin evropian si mjet. Përmes qasjes krahasuese dhe multi-perspektive dhe vizitave qeveritare, jo-institucionet qeveritare dhe akademike në Beograd, ata do të dalin me konkluzione të përbashketa rreth ballafaqimit me të kaluarën, e ardhmja e integrimit evropian të rajonit dhe perspektivat për bashkepunim rajonal në të ardhmen. Ky program/seminar është mundësuar nga Komiteti i Arsimit për të Rinjë (Omladinski Odbor Za Obrozovanje), Sponsori kryesor ka qenë Ambasada Britanike në Beograd. Besimi ynë është se vetëm në këtë mënyrë zhvillimi paqësor i rajonit do të jetë i mundur.
Në fund të seminarit, të gjithë pjesëmarrësit do të çertifikohen dhe do ta marrin titullin “Youth Reconcilation Ambassadors” ose në shqip “Ambasadorët e Rinjë të Pajtimit në Rajon”.