Prishtinë, 16 dhjetor – „Youth Reconciliation Ambassadors“ (Ambasadorët e Rinj të Pajtimit) quhej seminari i organizuar nga organizata serbe „Youth Education Committee“ (Komiteti i Edukimit të të Rinjve) dhe i sponsorizuar nga Ambasada Britanike në Beograd.
Në konferencën e mbajtur në Beograd, morën pjesë 20 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Serbia
Nga Kosova morën pjesë 5 të rinj, 2 prej të cilëve nga Gjilani, thuhet në një informatë dërguar Mejdi Sadiku .
Konferenca pati një agjendë të ngjeshur 4 ditore. Në kuadër të programit pati takime zyrtare me Ministrin e Integrimit Europian të Serbisë Branko Ružić, zv. Kryeparlamentarin Žarko Korać, Delegatin e Bashkimit Europian në Serbi Michael Devenport, Ambasadorin e Kroacisë në Beograd Gordan Markotić, e shumë takime tjera.
Nga Kosova në këtë takim merrnin pjesë Mejdi Sadiku, ambasador nga Gjilani, Liza Gashi, ambasadore gjithashtu nga Gjilani Mërgime Kajtazi, ambasadore nga Mitrovica,
Veton Breznica, ambasadori nga Prishtina, dhe Krenar Shala po ashtu ambasador nga Prishtina.