Seminar pesë ditor në Novi Sad; mbrojtësit e të drejtave të pakicave në Serbi!
Nga: Selami Mustafa
Këshilli për edukim i të rinjëve në bashkpunim me organizatën jo qeveritare ,,Civil Right Defender” organizuan Seminarin pes ditorë ne Novi Sad, me temen Mbrojtesit/et e të drejtave të pakicave ne Sërbi.
Në këtë Seminar morën pjesë juristët e rinjë nga shumë qytete të Sërbisë, Novi Pazari, ku pjesmarrës kishte edhe juristë nga pakica shqipëtare nga Presheva dhe Bujanoci.
Në agjenden e ketij seminari ishin te organizuar ligjerata nga profesore te ndryshem, ku ne vacanti paten rastin te dëgjojn edhe profesoreshen e te drejtave te njeriut Marijana Pajvaçiq, e cila në veçanti diskutoj edhe per problemet dhe realizim e te drejtave te pakicës shqipëtare.
Në kuadër të seminarit ishin te organizaura edhe vizita të institucioneve shtetëtore, ku patem rastin te vizitojm, Gjykatën themelore të Novi Sadit, nga gjykateset u njoftuam per kontestet familjare, civil dhe penal.
Mbrojtësin e qytetarëve të e K.A. të Vojvodinës, ku kryetarja e këtij institucioni foli për organizimin, kompetencat si dhe ankesat e qytetarëve.
Nga keta organe shteterore qe i vizituam, mesuam se si pakicat e në vecanti pakica hungareze, i realizon te drejtat të cilat burojn nga Kushtetuta e Serbis, ku nga ligjeruasit në kët seminar u tha që të jen si model edhe pakicat me numer me te vogel te banoreve në realizimin e të drejtave të tyre.
Seminarin juristët e rinjë e perfunduan duke shkëmbyer praktikat e të gjitha pakicave, problemet të cilët i preokupojn në vendet e tyre ku vlejnë të njejtët ligje, mire po praktikisht nuk zbatohen si të tillë.
(P.s.Autori Jurst i diplomuar, pjesëmarrës në kët Seminar)