U fokusu rada Instituta za evropske poslove je praćenje pregovora Srbije sa EU i jačanje kapaciteta svih uključenih u procesu. Imajući u vidu složenost i dugotrajnost ovog procesa, Institut okuplja veliki broj stručnih saradnika sa kojima organizuje treninge, debate i druga usavršavanja zato što želimo da svojim radom doprnesemo boljem razumevanju evroatlantskih integracija. Institut radi na organizovanju treninga i pružanju multiperspektivnih informacija kako bismo omogućili aktivno učešće stručne javnosti i građana u procese donošenja odluka. Institut aktivno zagovara i zalaže se za temeljne reforme u okviru pegovaračkog procesa i u saradnji sa partnerima jačamo kapacitete Srbije da se suoči sa izazovima u globalnom svetu kroz zajedničko delovanje, koje za krajnji cilj ima aktivno članstvo Srbije u evroatlantskim okvirima za dobrobit svih građana.

Medijska aktivnost – Dhurata Prokshi

Në Beograd u mbajt seminari “ Të rinjtë ambasadorë të Pajtimit”

Në Beograd u mbajt seminari një javor “ Të rinjtë ambasadorë të Pajtimit” organizuar nga Këshilli i të Rinjve për Edukim përkrahur nga Ambasada Britaneze në Beograd, meqë rast mblodhi pjesëmarrës të rijnë, student aktivist nga të gjitha vendet e rajonit Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjatë kësaj jave vijuesit e këtij program patën rastin të dëgjojnë ligjërata dhe të debatojnë mbi temat: Historia dhe të drejtat e Njeriut, Të Drejtat e Njeriut dhe Konfliktet, Evropa dhe realiteti dhe Bashkëpunimi Rajonal dhe të vizitojnë Gjykatën për Krime Lufte dhe Parlamentin Serb.

Përveç ligjëruesve të ndryshëm dhe ambasadorëve; Michael Davenport, Kryesues, i BE-së për Serbi dhe atij Kroat në Serbi Gordan Markovic , para pjesëmarrësve të programit mbajti ligjëratë edhe Zyrtari Ndërlidhës I Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.

Pas mbarimit të Programit, pjesëmarrësve ju ndanë certifikata dhe çmimi Ambasador, nga Dominic-Haydn Braithwaite,.Këshilltar Rajonal për Konflikt në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ambasadës Britaneze.

Kosova në këtë rast u përfaqësua nga: Fatlum Gashi,Shpresa Frrokaj, Riana Veseli, Millosh Vukadinoviq dhe Dhurata Prokshi.

GazetaExpress

Të rinjtë kosovar në Beograd

Në Beograd u mbajt seminari një javor “ Të rinjtë ambasador të Pajtimit” organizuar nga Këshilli i të Rinjve për Edukim përkrahur nga Ambasada Britaneze në Beograd, meqë rast mblodhi pjesëmarrës të rinj, student aktivist nga të gjitha vendet e rajonit Maqedonia,Kosova,Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjatë kësaj jave vijuesit e këtij program patën rastin të dëgjojnë ligjërata dhe të debatojnë mbi temat: Historia dhe të drejtat e Njeriut, Të Drejtat e Njeriut dhe Konfliktet, Evropa dhe realiteti dhe Bashkëpunimi Rajonal dhe të vizitojnë Gjykatën për Krime Lufte dhe Parlamentin Serb.

Përveç ligjëruesve të ndryshëm dhe ambasadorëve; Michael Davenport, Kryesues, i BE-së për Serbi dhe atij Kroat në Serbi Gordan Markovic, para pjesëmarrësve të programit mbajti ligjëratë edhe Zyrtari Ndërlidhës I Kosovës në Serbi, Valdet Sadiku.

Pas mbarimit të Programit, pjesëmarrësve ju ndanë certifikata dhe çmimi Ambasador, nga Dominic-Haydn Braithëaite,.Këshilltar Rajonal për Konflikt në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Ambasadës Britaneze.

Kosova në këtë rast u përfaqësua nga: Fatlum Gashi,Shpresa Frrokaj, Riana Veseli, Millosh Vukadinoviq dhe Dhurata Prokshi. infoglobi

Infoglobi.com

Kosovës i duhet ende punë drejt paqes dhe pajtimit mes komuniteteve

PRISHTINË, 27 Tetor/ATSH/.- Shteti i Kosovës ka arritur të krijojë një lloj paqeje në vend, por akoma ka shumë për t’u bërë në këtë drejtim. Komunitetet në Kosovë kanë më shumë nevojë të komunikojnë mes tyre dhe të njohin gjuhën e njëri tjetrit, sidomos të rinjtë. Sipas KosovaPress, këto përfundime u nxorën nga organizata humanitare “Caritas Kosova” dhe ambasadorë të ndryshëm që veprojnë në Kosovë e që janë të përfshirë në çështjen e paqes në vend. Kjo u diskutua në një takim të organizuar nga Caritas Kosova me qëllim, vlerësimin e procesit të paqes dhe pajtimit në Kosovë.
Sipas protagonistëve të këtij takimi, paqe nuk do të thotë vetëm mungesa e dhunës, por duhet shumë bashkëpunim e komunikim mes komuniteteve për të arritur paqen.
Sipas ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, “në Kosovë, rrezik janë të rinjtë të cilët nuk e njohin njëri-tjetrin mes komunitetesh, duke thënë se kështu mund të shfaqen keqkuptime mes tyre”.
Ai përmendi Bosnjën e Hercegovinën për mungesë të paqes brenda vendit, ku tha se shpreson që Kosova të mos të arrijë asnjëherë në një gjendje të tillë.
Edhe për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff, është me rëndësi që Kosova mos të ndjekë rrugën e Bosnje Hercegovinës.
Ai mendon se nëse flitet për pajtim dhe paqe, gjithsesi duhet të flitet edhe për gjuhë, sepse nuk do të arrihet komunikimi mes tyre. E siç thotë ai, nëse nuk ka komunikim nuk mund të zhvillohen iniciativat për pajtim dhe paqe.
“Ne e kemi një lloj paqeje në Kosovë, në kuptimin e mungesës së dhunës ushtarake, paraushtarake, pra nuk dua të them se kemi shkuar shumë me pajtim. Ambasada ime dhe shumë të tjerë në këtë sallë janë të përfshirë në iniciativa për të sjellë komunitetet bashkë, për të ndihmuar me procesin e pajtimit, por më duhet të them se ende kemi për të bërë një rrugëtim të gjatë”, ka thënë ai.
Ambasadori britanik përmendi edhe bisedimet Prishtinë-Beograd, ku tha se për të krijuar paqe në të dy vendet, patjetër që duhet të bëhet normalizim i marrëdhënieve.
Ai tha se kushdo që do të jetë në krye të qeverisë së Kosovës, duhet të vazhdojë dialogun për normalizim të mardhënieve me Serbinë.
Ndërsa përfaqësues të qendrës së bamirësisë, Caritas Kosova, thanë se gjithmonë bëjnë përpjekje që të afrojë njerëzit mes tyre.
Drejtori i saj, Don Viktor Sopi tha se Caritas Kosova ka për qëllim të theksoj faktin se çdo njeri ka të drejtë të jetojë i lirë dhe se dinjiteti i secilit është i pacënueshëm./m.m/

ata.gov.al

Оставите одговор

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Неопходна поља су означена *

Show Buttons
Hide Buttons